Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e pasdites në Tiranë.

 

Nga burimet mësohet se shoferi që shkaktoi aksidentin është 19-vjeçari Jehon Breçani.

 

Ai humbi kontrollin e “Benz-it”, duke devijuar nga rruga dhe përplasur një 30-vjeçare, që ishte në trotuar.

 

Jehon Breçani është djali i ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani.

 

Për shkak të goditjes shumë të fortë, 30-vjeçares iu pre njëra këmbë. Ajo u fut me urgjencë në sallën e operacionit dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *