Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka paralajmëruar një komunikim “live” ditën e premte me qytetarët.
Ai ka publikuar një video duke punuar në zyrën e tij, ndërsa jashtë qytetarët vijojnë protestën e tyre në ditën e 54-t.
Postimi i Ramës:
“MIRËMROMA KA TIRONA E KONTRADIKTAVE ❤️
Zhurmë, zhurmë, shumë, shumë zhurmë. 😅
🦩 Përgatitje me audio live nga bulevardi. 🤡👺👹👿
Kush ka interes, nesër paradite do të jem LIVE. 😍”
Kujtojmë se ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të mbledhë, në Pallatin e Brigadave, grupin parlamentar të Partisë Socialiste.





