Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së ndryshimit të...

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Britania nuk tërhiqet nga plani “Ruanda” për emigrantët, emëron Cameron si negociator për të bindur “rebelët”

10 Dhjetor 21:49

Britania është e vendosur që të çojë deri në fund planin e saj për të dërguar në Ruandë të gjithë emigrantët e paligjshëm.

Për të bërë që ky plan të mos dështojë Downing Street, ka vendosur ish-kryeministrin e Anglisë David Cameron si njeriun që do të drejtojë operacionin e lobimit të qeverisë për të shmangur humbjen mbi planin e Ruandës për emigrantët.

Lexo edhe :

Related Posts

Shqiptarët sfidojnë Sunak, ofrojnë zbritjet e sezonit festiv për kalimet me varka drejt Britanisë

Sipas asaj që shkruan The Times, Cameron do të jetë një nga personazhet kryesorë që do të punojë për të bindur rebelët konservatorë që kërcënojnë se do të ndalojnë mbështetjen e tyre për legjislacionin kur votimi i parë kyç të mbahet të martën.

Zyrtarët e lartë pranë Kryeministrisë kanë qenë gjithashtu të shqetësuar se ligji mund të mos përputhet me detyrimet e së drejtës ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Cameron foli me Sir Bill Cash, deputetin veteran euroskeptik dhe anëtar i të ashtuquajturës “dhoma e yjeve” të ekspertëve ligjorë që shqyrtojnë legjislacionin në emër të më shumë se 30 deputetëve, për 45 minuta të premten pasdite. Grupi i Cash pritet të shprehë qëndrimin e tij për projektligjin nesër, por deputeti tha për Sunday Telegraph se formulimi i projektligjit nuk ishte “sa duhet i papërshkueshëm nga uji”.

Cameron foli gjithashtu me Cash për emigracionin, megjithëse një burim i afërt sipas The Times me deputetin euroskeptik sugjeroi se arsyeja kryesore për thirrjen e tyre ishte sepse Cameron do të paraqitet para komitetit evropian të shqyrtimit, i cili kryesohet nga Cash.

Rishi Sunak ka këmbëngulur se kjo është mënyra “e vetme” për të shpëtuar politikën e tij kryesore të emigracionit, pasi Gjykata e Lartë e shpalli atë të paligjshme muajin e kaluar.  Megjithatë, kryeministri ka luftuar për të bindur deputetët e tij të mbështesin legjislacionin këtë javë pasi Robert Jenrick, ministri i emigracionit, dha dorëheqjen.

Jenrick zbuloi të dielën në mëngjes se do të rebelohej kundër projektligjit të martën, duke thënë se ai nuk do të mundësonte nisjen e fluturimeve drejt Afrikës. Ai nuk sqaroi nëse rebelimi i tij do të përfshinte votën kundër legjislacionit apo thjesht abstenimin.

Ai i tha BBC-së se legjislacioni do të vazhdojë t’i lejojë migrantët të “rrënojnë skemën britanike” duke paraqitur pretendime ligjore dhe duke shtuar: “Testi për këtë nuk është, ‘a mund të largoni një ose dy fluturime simbolike, me një grusht migrantësh të paligjshëm mbi ta’. Është, “a mund të krijoni një pengesë të fortë, që është e qëndrueshme dhe mbron kufijtë e këtij vendi për vitet në vijim”?

Jenrick iu kundërpërgjigj gjithashtu akuzës së Sunak se ai “keqkuptoi thelbësisht” projektligjin e Ruandës, duke thënë: “Kushdo që e kupton vërtet këtë e di se nuk do të funksionojë.”

Në një thirrje për të fituar rebelët, Sunak tha mbrëmë: “Njerëzit në këtë vend kujdesen thellësisht për ndalimin e varkave. Një qeveri që qeveris në interes të tyre duhet të veprojë për këto shqetësime legjitime.”

Duke akuzuar Laburistët se nuk kanë një plan për të trajtuar emigracionin e paligjshëm, ai tha: “Konservatorët janë në anën e publikut dhe ne do të vazhdojmë me planin tonë për të ndaluar varkat.”Doëning Street është gjithnjë e më i bindur se rebelët mbështetës do të mbajnë qëndrimin e tyre dhe do të lejojnë që projektligji të përparojë, me burime që pretendojnë se deputetë me ndikim të krahut të djathtë, duke përfshirë Sir Jacob Rees-Mogg, Dame Priti Patel dhe Lee Anderson, ka të ngjarë të votojnë pro.

Por të tjerët nga e djathta kanë paralajmëruar se mbështetja e tyre nuk është ende e garantuar dhe ekziston ende rreziku i një numri të konsiderueshëm abstenimesh.

Ato përfshijnë Jenrick, i cili ose do të abstenojë ose do të votojë kundër projektligjit, dhe Suella Braverman , ish-sekretarja e Brendshme, e cila dje tha se kundërshtimet e tij ndaj legjislacionit ishin “shumë shqetësuese”.

Duke rritur presionin ndaj Sunak, Jenrick shkroi në The Daily Telegraph se “disa nga mendjet më të mira ligjore të vendit” kanë vendosur që sipas legjislacionit emigrantët do të jenë në gjendje të bëjnë ankesa ligjore kundër largimit dhe se ata mund të “shmangin fluturimet në një numër të konsiderueshëm “.

Megjithatë, mendohet se rreziku real për Sunak do të vijë në vitin e ri, në fazën e komitetit kur rebelët konservatorë pritet të paraqesin amendamente për të bllokuar sfidat ligjore individuale dhe për të anashkaluar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Britania Plani ruanda Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Vrau Martin Canin, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

më shumë...

Kreu i SPAK para deputetëve: Askush nuk është imun. Braho flet për Albanian Files, Arubën dhe çështjen Balluku: Hetimet vijojnë

më shumë...

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së ndryshimit të orës dy herë në vit

më shumë...

Ambasada Gjermane në Tiranë përshëndet mbylljen e tre kapitujve të parë: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave drejt BE-së

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:37

Vrau Martin Canin, Gjykata e Apelit lë...

12:27

Amnistia penale, asnjë i dënuar nuk lirohet...

12:22

Sula nga Dibra i tërheq “veshin” AKU-së,...

11:37

Kreu i SPAK para deputetëve: Askush nuk...

11:30

Kapet peshku gof 27 kilogramë në ujërat...

10:54

Mërkuri retrograd! Deri më 23 korrik, këto...

10:45

Zbulohen 5 ambiente për kultivim të bimëve...

10:18

“Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnistia...

10:07

Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi...

9:49

Vodhi 500 mijë euro në shtëpinë e...

9:33

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së...

9:22

Ambasada Gjermane në Tiranë përshëndet mbylljen e...

8:41

Nis zbatimi i amnistisë penale, 60 të...

8:30

Vapë përvëluese, kujdes orët e pikut, sa...

8:06

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi...

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.