E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Fieri humb një ikonë të skenës, ndahet nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake janë në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe humoristit të mirënjohur Todi Llupi në moshën 84 vjeçare, një prej figurave më të dashura të Estradës së Fierit.

Me një karrierë mbi pesë dekada, Todi Llupi la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare përmes roleve të tij plot humor, karaktereve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar. Ai u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971 dhe interpretoi gjithashtu në disa filma artistikë, ndërsa publiku do ta kujtojë gjithmonë për rolet që e bënë një ikonë të humorit shqiptar.

Reklamë

Në vitin 1989 u nderua me titullin “Artist i Merituar”, si vlerësim për kontributin e tij të çmuar në art dhe kulturë.

Reklamë

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Fierin dhe për mbarë artin shqiptar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë