Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu” në Ukrainë,...

Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8 ditësh kërkime,...

Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

Dyshohet se po planifikonte atentat ndaj politikanëve, policia i...

Ndjekje si në filma aksion në Los Angeles, u...

Blogeri me 400 mijë ndjekës u largua pa paguar,...

Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën...

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

Zjarret në Pukë, prefektja e Shkodrës për Vizion Plus: Situata më e qetë, vatra në Gojan të Vogël po luftohet nga ajri

21 Gusht 13:51

Situata me zjarret në Pukë, veçanërisht në zonën Gojan-Gjegjan, paraqitet më e qetë, ndonëse disa vatra vijojnë të jenë aktive. Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, tha për Vizion Plus se forcat operacionale po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Sipas Dudës, vatra në Gojan të Madh është izoluar dhe rreziku për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri është eliminuar. Aktualisht ndërhyrja po vijon me forca tokësore.

Duda: Sot situata është më e qetë. Vatrat vazhdojnë të jenë aktive. Vatra më problematike ajo në Gojan të Madh, u izolua dhe rreziku për banesat që ishin afër vatrës u eliminua. Po punohet me forca tokësore aktualisht.

Më problematike paraqitet situata në Gojan të Vogël, ku zjarri ka avancuar në drejtim të zonës së banuar. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja po realizohet nga ajri me dy helikopterë, e kombinuar me operacionin nga toka.

Duda: Ndërkohë në Gojan të Vogël, vatra e cila ka avancuar drejt zonës së banuar, po punohet nga ajri me dy helikopetrë dhe e kombiniuar me ndërhyrje nga toka. Vatra që ishte prezente në Gjegjan është izoluar dhe rrezikshmëria për zonat e banuara është e ulur.

Duda bëri të ditur se në të gjithë qarkun janë shfaqur edhe vatra sporadike, por ato janë evidentuar dhe izoluar në kohë.

Një tjetër vatër aktive ndodhet në Gjorm, në Malësinë e Madhe, në një zonë të thellë malore. Sipas prefektes, ajo po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar përparimin e flakëve drejt zonave të banuara. Deri tani, banesat nuk paraqiten në rrezik.

Duda: Ka pasur vatra zjarri sporadike në të gjithë qarkun, por të kapura në kohën e duhur, janë izoluar. E vetmja vatër aktive e cila është në një zonë malore të thellë në Gjorm, në Malësinë e Madhe, po monitorohet. Do të vijojë monitorimi që të mos avancojë drejt zonave të banuara. Deri më tani nuk rrezikohen banesat.

Sa i përket shkaqeve të zjarreve, Policia e Shtetit ka vijuar praninë në terren gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërsa grupi hetimor po heton edhe mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Prefektja Duda tha se terreni i thepisur dhe vështirësia e zonave malore e bëjnë të komplikuar përcaktimin e shkaqeve, ndërsa deri tani nuk ka një informacion zyrtar për persona të shoqëruar nga policia.

Duda: Policia e Shtetit ka qenë në terren gjatë gjithë këtyre ditëve në mënyrë të pandërprerë. Grupi hetimor ka marrë nën administrim çështjen e një zjarrvënieje të mundshme. Vetë zona malore dhe terreni shumë i vështirë malor e bën shumë të vështirë që të ketë ndodhur në sajë të një pakujdesie. Efektivët po vijojnë hetimet. Nuk kemi një deklaratë zyrtare që mund të ketë persona të shoqëruar.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
holta duda Puke Shkoder Zjarret

Nga e njëjta kategori

Aktivistja turke e arrestuar në Rinas mbetet në burg, Apeli lë në fuqi masën e arrestit

më shumë...

Arratiset një i dënuar nga burgu i Reçit, i lë letër familjes: Po largohem, ju dua shumë

më shumë...

VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat Vatës “përplaset” me gazetarët: Nuk ma ndjen fare

më shumë...

Po ndërtonte pa leje një objekt në plazhin e Semanit, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:40

Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”...

2:39

Aktivistja turke e arrestuar në Rinas mbetet...

2:16

Arratiset një i dënuar nga burgu i...

1:57

VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e...

1:51

Zjarret në Pukë, prefektja e Shkodrës për...

1:36

Po ndërtonte pa leje një objekt në...

1:07

Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8...

1:01

Gjykata e Posaçme lehtëson masën e sigurisë...

12:28

Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

12:26

Zjarri në Mal-Milot nën kontroll, vijon operacioni...

12:21

“Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një...

12:16

Himni shqiptar nuk u luajt gjatë vizitës...

11:49

Zgjerohet protesta në Prishtinë, Aleanca për Ardhmërinë...

11:41

Tre vatra zjarri aktivizohen brenda 10 minutash...

Jetmir Pepa
11:24

Pjesë e grupit të Jetmir Pepës, ekstradohet...

11:12

I kërkuar në Itali për trafik droge...

Autori i dyshuar, Sokrat Vata
11:11

Vrasësi i dyshuar i turistit para Gjykatës,...

11:07

Dyshohet se po planifikonte atentat ndaj politikanëve,...

11:03

Humbën jetën pas aksidentit në Manzë, çifti...

10:58

Këngëtarja e njohur suprizon fansen, e gjen...

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada amerikane në Tiran...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.