E shtunë, 17 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 11 orë më parë
Showbiz

Këngëtarja e njohur suprizon fansen, e gjen në TikTok dhe i dhuron 5 mijë dollarë

Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo i ka ardhur në ndihmë një fanseje të saj duke i dhuruar 5 mijë dollarë për të paguar tarifat e semestrit të fundit në Universitetin e Alabamës.

21-vjeçarja Jamie Cozi, nga Alexander City, Alabama, e cila përfundoi studimet për marrëdhënie me publikun vitin e kaluar, tregoi në rrjetet sociale se këngëtarja i kishte ofruar ndihmë financiare pasi kishte parë një video të saj në TikTok, ku fliste për vështirësitë për të përballuar kostot e universitetit.

Reklamë

Sipas Cozi, Rodrigo e kontaktoi personalisht përmes TikTok-ut dhe i shkroi se i kishte pëlqyer përmbajtja e saj dhe se donte ta ndihmonte. Më pas, këngëtarja i kërkoi të dhënat e llogarisë së saj në një aplikacion pagesash dhe i dërgoi shumën prej 5 mijë dollarësh.

E surprizuar nga gjesti, studentja i tha këngëtares se muzika e saj kishte qenë një burim force për të dhe se mezi po e besonte atë që po ndodhte.

Tarifat për studentët rezidentë në Universitetin e Alabamës arrijnë në rreth 5,959 dollarë për semestër, çka do të thotë se dhurata e Rodrigo-s mbuloi pjesën më të madhe të kostos.

Jamie Cozi vendosi ta mbante historinë private deri pas diplomimit, pasi nuk dëshironte që një moment kaq i rëndësishëm i jetës së saj të kthehej në temë diskutimi publik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë