E premte, 16 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Politikë

A do të ketë reagim të fortë PS ndaj Ramës? Koçi: Vështirë, pushteti është përqendruar në pak duar

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, komentoi letrën e Elisa Spiropalit drejtuar Edi Ramës.

Koçi tha se sot në PS nuk ekziston demokracia e brendshme. Sipas tij, nëse demokracia në PS do të ishte në këtë gjendje kur Rama u zgjodh kryetar i partisë, ai nuk do të kishte ardhur kurrë në pushtet.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Koçi: Unë kam parë edhe reagime të tjera të Elisës. Atëherë kam thënë se duhet të ketë një mea culpa. Por këtu vijmë te një çështje që ka të bëjë me demokracinë tonë politike. Sikur demokracia në PS të ishte si në kohën kur Rama kandidoi për kryetar partie, Rama nuk do të ishte bërë kryetar. Partia e dëgjon Ramën, por Rama nuk e dëgjon partinë. Një nga instrumentet demokratike, që edhe kur je në qeveri, të mundëson të marrësh frymë bashkë me partinë dhe të kesh një fuqi reagimi më efikase, mungon sot në PS. Kjo nuk bëhet duke e përqendruar të gjithë pushtetin në një dorë, duke mos njohur askënd. Unë jam kundër partisë-shtet. Por, kur partia është në pushtet, ajo monitoron atë që e ka çuar drejt pushtetit. Në momentin që administrata kontrollon partinë, ua kthen anëtarët në servilë.

Reklamë

Rakipi: Duke ndjekur Spiropalin, duket sikur PS-ja i ka lënë pak në hije njerëzit politikë të partisë. Ju jeni një prej tyre. Unë që e njoh këtë politikë, e di këtë gjë. A ekziston mundësia që Ramës t’i kthehet kundër partia?

Koçi: Është e vështirë të ketë reagim. Aq shumë është përqendruar pushteti saqë, në këto momente kur diskutohet nëse do të jetë apo jo në qeverisje, kjo do të ishte një goditje e madhe për PS-në, për mënyrën se si funksionon tani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.