Bushati: Rama ka të njëjtin skenar si Berisha në ’97! Koçi: Duhet patjetër të gjejë zgjidhje

Analisti Andi Bushati deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk rrezikohet politikisht nga protestat e fundit.
Ai deklaroi në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se frika nga humbja e pushtetit dhe përballja me drejtësinë e shtyn atë të mos largohet nga posti.
Sipas Bushatit, Rama po ndjek një skenar të ngjashëm me atë të Sali Berishës në vitin 1997.
Nga ana tjetër, Petro Koçi vlerësoi se kryeministri ndodhet në një pozitë të vështirë dhe duhet të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar.
“Jo, nuk rrezikon. Meqë Rama e di që, po e la karrigen, përfundon në burg. Ai është i prirur ta çojë vendin drejt luftës civile dhe të mos e lërë pushtetin. Rama ka të njëjtin skenar si Berisha në ’97. Me tre kosha të djegur dhe dy semaforë të djegur, Rama nuk rrezikohet”, tha Bushati.
“Është në pozitë të vështirë. Duhet patjetër të gjejë zgjidhje. Se cila mund të jetë, nuk e di. Jemi në një situatë shumë të vështirë”, tha Koçi.
/vizionplus.tv




