E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I vranë vëllain para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë, nuk ka ligj që ta shpëtojë

Një vit më parë, më 18 tetor 2025, 23-vjeçari shqiptar Hekuran Cumani u vra me thikë në zonën universitare të Perugias, në Itali, pas një përleshjeje mes grupeve të të rinjve.

Ditën e djeshme, Gjykata e Perugias pranoi kërkesën që autori i dyshuar i vrasjes, Yassin Amri të gjykohet me procedurë të shkurtuar. Kjo procedurë mund të sjellë ulje me një të tretën të dënimit në rast shpalljeje fajtor.

Pas vendimit të gjykatës, vëllai i Hekuranit, i cili ishte i pranishëm natën fatale të vrasjes së të vëllait, ka reaguar në rrjetet sociale duke shpreheur dhimbjen dhe indinjatën për vendimin.

“Dje, më 15 tetor, sallat e gjykatave tradhtuan gjakun tënd, duke zgjedhur të mbrojnë atë që të të mori jetën. Por, për sa kohë që ne marrim frymë, nuk do të ketë ligj, ulje dënimi apo gjykatës që mund t’i shpëtojë. Ne do të jemi drejtësia jote, zëri yt, gjyqi i tyre i përjetshëm“, shkruan Samueli

Reklamë

Samuele ndodhej me të vëllanë natën e ngjarjes dhe mbeti vetë i plagosur gjatë përleshjes. Reagimi i tij vjen në një moment të vështirë për familjen, e cila vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e Hekuranit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.