“Rama i fiton sërish zgjedhjet me 45 ditë afat”, protestuesi: Na duhen 12 muaj qeveri teknike

Protestuesi Erald Noji ka deklaruar në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se po përgatitet një platformë për krijimin e një lëvizjeje të re politike, duke kërkuar 12 muaj qeveri teknike.
I pyetur se çfarë do të bënin nëse kryeministri Edi Rama do të shkonte në zgjedhje, Noji tha se i duhet më shumë kohë për t’u përgatitur, pasi afati prej 45 ditësh nuk do të ishte i mjaftueshëm.
Ai shtoi se, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin brenda një afati prej 45 ditësh, Rama do t’i fitonte sërish.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: Nëse Rama shkon në zgjedhje, ju çfarë do të bëni?
Noji: Jemi duke përgatitur një platformë në një lëvizje politike. 12 muaj qeveri teknike. Kemi nevojë për 12 muaj.
Rakipi: Nuk do Rama.
Noji: Do t’ia marrim me patjetër. Ky sistem ka vdekur.
Rakipi: Shkon Rama në zgjedhje, ke vetëm 45 ditë kohë afat?
Noji: I merr prapë Rama. Neve na duhen disa muaj kohë.
/vizionplus.tv




