E premte, 16 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Sociale

Shokon protestuesi: Rama nuk largohet me paqe, do të ketë gjakderdhje

Protestuesi Erald Noji ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të moderatorit Ylli Rakipi.

Noji tha se protesta dhe rrëzimi i qeverisë nuk do të bëhen pa gjakderdhje. Sipas tij, shumë protestues dhe shqiptarë janë gati të japin edhe jetën për rrëzimin e qeverisë.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Berisha do të dalë në protestë. Do të bashkoheni ju?

Reklamë

Erald Noji (protestues): Kur kemi një armik të madh dhe një Kod Zgjedhor si ky që kemi, na duhet çdo shqiptar për të rrëzuar çdo armik të madh.

Rakipi: Domethënë, Doktori është i mirëpritur?

Erald Noji (protestues): Të gjithë janë të mirëpritur, demokratë, socialistë, komunistë, LGBT, të marrin pjesë e të shkruajnë historinë, sepse ky regjim nuk do të jetë më. Ky kryeministër nuk largohet me demokraci. Unë dyshoj se këtu do të derdhet gjak.

Koçi: Pra, ti pranon atë që derdhi gjak më 21 Janar.

Erald Noji (protestues): Jo, nuk e thashë.

Koçi: Do të vijë Doktori nesër? A do të jeni bashkë?

Erald Noji (protestues): Unë nuk e di çfarë deklaron Doktori. Ne u kemi bërë thirrje publike të gjithëve të marrin pjesë. Këta të PS-së dhe PD-së duhet të vijnë për ta rrëzuar këtë plehrë. Neve na duhen njerëz kurajozë.

Rakipi: Nesër Doktori është i mirëpritur në protestë.

Erald Noji (protestues): Të gjithë doktorët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.