E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Luftinjë

Memaliaj- Një vatër zjarri që përfshiu fshatin Luftinjë, është vënë nën kontroll pas rreth gjashtë orësh përpjekje nga forcat zjarrfikëse.

Flakët përfshinë fillimisht një sipërfaqe me bar dhe shkurre, por më pas u përhapën në një zonë më të gjerë, duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Reklamë

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse të Memaliajt, të cilave iu bashkuan edhe MZSH-të e Tepelenës, Gjirokastrës dhe Këlcyrës.

Pas ndërhyrjes së forcave në terren, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë