Një 23-vjeçar nga Korça është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës në pjesën e barkut.
Sipas burimeve policore, i riu nuk ka pranuar të japë detaje mbi autorin e plagosjes apo rrethanat e ngjarjes. Megjithatë, nga veprimet e parau hetimore dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes 23-vjeçarit dhe disa personave të tjerë.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
I plagosuri ka marrë plagë në bark për shkak të goditjes me mjet prerës dhe dëmtime të tjera në fytyrë për shkak të grushtimeve Mjekët bëjnë me dije se 23 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër policia arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij për ta lokalizuar dhe arrestuar Nga informacionet paraprake bëhet me dije se konflikti ka nisur për shkak të një borxhi prej 100 mijë lekësh të vjetra
I riu i plagosur njihet në qytet si shitës makinash ndërsa autori i dyshuar mendohet të jetë nga fshati Drenovë e Korçës





