776 mijë raste janë shënuar në total në botë deri tani me COVID-19. Ky ëshytë bilanci I të hënës në mbrëmje vonë sa i takon personave të prekur që nga muaji dhjetor 2019 e deri më tani në të gjithë kontinentet, përfshirë të shëruarit, viktimat dhe rastet aktuale positive.
Ndërkohe numri I viktimave në të gjithë globin ka shkuar në 37 mijë e 110 të vdekur, nga të cilët 3 mijë e 44 vetëm këtë të hënë.
Sipas të dhënave zyrtare llogariten 165 mijë të shëruar ndërsa 574 mijë e 100 raste janë ende active.
SHBA deri tani mban rekordin e të prekurve me 160 mijë . Në këtë vend në 24 orët e fundit kanë vdekur 368 persona duke e cuar shifren në 2951.
Italia sakaq vazhdon të mbaje shifrën më të lartë të viktimave me 812 në 24 orët e fundit dhe 11 591 të vdekur në total.
Spanja regjistron 86 mijë të prekur në total ( mbi 5 mijë raste të reja) dhe 7340 viktima gjithësej.
Kina ka pasur vetëm 4 viktima këtë të hënë dhe 34 raste të reja.
Franca vazhdon të shënojë rekorde viktimash, ketë të hënë me 418 të vdekur dhe totali që ka shkuar në 3024.
Gjermania ka 616 viktima pasi kanë vdekur 75 në 24 orët e fundit.
Edhe Britania e Madhe ka numër të lartë viktimash këtë të hënë plot 180 duke e cuar shifren gjithsej në 1408.





