Subscribe

https://www.youtube.com/watch?v=H-KfGRkCrp8Viti i Ri 2018 është pritur me entuziazëm dhe më një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh dhe dritash në të gjithë botën pavarësisht nga frika e terrorizmit dhe motit të ngrirë në disa vende.

 

Në New York, qindra mijëra njerëz mbushën Times Square edhe pse në temperatura -12 gradë c dhe në masa të shtuara të sigurisë.

 

Viti i Ri 2018, në New York është listuar si viti i dytë më i ftohtë që është pritur në Times Square. Një i ngjashëm ështe regjistruar më 1917, me temperaturë -17 gradë Celsius.

 

Pavarësisht shiut të pandërprerë, fishekzjarret dhe festimet në ambiente të jashtme, nuk munguan në Moskë.

 

Mijëra persona ishin mbledhur edhe në Berlin tek Porta e Brandenurgut, ndërsa fishekzjarre kishte edhe në Arc De Triomphe të Parisit në Francë.

 

Forcat e sigurisë ishin në masë tejet të shtuar në Francë, pas sulmeve terroriste gjatë dy viteve të fundit në këtë shtet.

 

Në Londër festimet kryesore ishin tek Big Ben. Ndërsa vendet e para që pritën vitin e ri 2018 ishin Zelanda e Re dhe Australia. Një spektakël madhështor fishekzjarresh u mbajt në Sidney ku mendohet se janë përdorur rreth 7 ton fishekzjarre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *