Presidenti i SHBA Donald Trump ka hequr lejet e sigurisë për ish-zëvendës presidenten Kamala Harris, ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe të tjerë në lëvizjen e tij të fundit kundër kundërshtarëve demokratë.
Presidenti republikan, i cili gjithashtu ka hequr lejen e sigurisë për ish-presidentin Joe Biden, ka qenë në përballje me Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe Harris në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Pjesë e memorandumit është edhe ish sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.
Trump synoi gjithashtu ish-Përfaqësuesen republikane Liz Cheney, një kritikë e mprehtë e presidentit, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe Fiona Hill, një eksperte për Rusinë që shërbeu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të tij të parë.
Ndërsa revokimet mund të mos kenë ndikime të menjëhershme kjo është një tjetër shenjë e përçarjes politike në rritje në Uashington.
Ish-presidentët e SHBA tradicionalisht kanë marrë informacione të inteligjencës në mënyrë që të mund të këshillojnë presidentët aktualë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.
Por rendi u prish në vitin 2021 kur Biden i hoqi Trump lejen e sigurisë dhe, Trump që po bën të njëjtën gjë tani me të gjithë kundërshtarët që ka pasur në garë.
/vizionplus.tv





