E hënë, 5 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë 30-vjeçarja finlandeze në Vlorë

Një turiste 30-vjeçare nga Finlanda ka humbur jetën pasi u ndje keq gjatë një zhytjeje në zonën e Spitalieres, pranë Orikumit.

Sipas informacioneve paraprake, e reja dyshohet se hasi probleme me furnizimin me oksigjen gjatë zhytjes, duke shfaqur shqetësime.

Reklamë

Si pasojë, ajo u nxor me urgjencë nga uji dhe u transportua drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe autoambulanca.

Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të ekipit mjekësor për t’i shpëtuar jetën, 30-vjeçarja ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Burime nga Spitali Rajonal i Vlorës bëjnë me dije se turistja ishte e shoqëruar nga një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të vetëdijshme dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu, pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë