Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë...

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për...

“Lufta me Iranin mund të kthehet në një konflikt...

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë thonë shifrat

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë fluturimet

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3 milionë euro për koncertin privat. Gonxhja: Rrezikonte të mos zhvillohej

21 Korrik 13:41

Komisioni për Kulturën dhe Turizmin u përfshi nga debatet për koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë.

Gjatë raportimit të Ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhja, kryetarja e komisionit, demokratja Ina Zhupa kërkoi llogari për financimin prej 4.3 milionë eurosh nga qeveria për koncertin.

“Keni dhënë 4.3 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para? Ku është logjika e urgjenca e një koncerti privat?”, tha Zhupa.

Ministri sqaroi se nëse qeveria nuk do të alokonte fondin, koncerti rrezikonte të mos të zhvillohej. Por ai shtoi se eventi ka sjellë fitime nga shitja e biletave dhe turistët.

“Ishte në rrezik mosorganizimi i eventit për arsye se eventi nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancimin e eventit. Një event nuk financohet vetëm nga biletat, financohet nga një sponsor etj. Ishte e paparashikuar situata. Kemi vënë rekord me 60 mijë spektatorë në një tur global në rajon”, tha ministri.

Debatet vijuan pasi opozita pretendoi se do të jepen para edhe për një koncert të Jennifer Lopez në Tiranë, por kjo është mohuar nga Ministri Gonxhja.

 “Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?”, tha Zhupa.

“Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar”, tha Gonxhja.

Gjatë mbledhjes, Gonxhja u shpreh se 22 mijë turistë të huaj erdhën në Tiranë vetëm për koncertin e zhvilluar në 11 korrik.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
debat komision

Nga e njëjta kategori

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në “La Liga”

më shumë...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por duhet më shumë punë për mbrojtjen e minoritetit

më shumë...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që tentuan të më ndalonin

më shumë...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

3:37

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

3:03

Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe...

2:27

PSG-ja “e blindon”! Luis Enrique deri në...

2:26

Piktorët mblidhen në Shkodër, edicioni i tretë...

2:22

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.