E shtunë, 31 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në  lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit.

Vizion Plus mëson se tre persona, Bjorgi Hoxha19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç kanë mbetur të plagosur.

Reklamë

Sipas njoftimit policor, gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe është arratisur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë  plagosur,  jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë