E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Abuzoi me adoleshenten në tualetin e një lokali në Britani, dënohet me 7 vite burg i riu shqiptar (EMRI-FOTO)

Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare në ambientet e tualetit të një pub-i në Leicester.

Sipas mediave britanike Pandeli Dervishi, e kreu sulmin më 1 tetor 2025, brenda një lokali në zonën The Newarke.

Reklamë

Gjatë gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Leicester u bë e ditur se ai e kishte detyruar të miturën të kryente marrëdhënie seksuale orale.

Pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Fillimisht, Dervishi u la në gjendje të lirë, ndërsa hetuesit shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe materialet digjitale të mbledhura gjatë hetimit.

Reklamë

Në shkurt të vitit 2026, ai u akuzua zyrtarisht për përdhunim, por nuk iu përgjigj thirrjes së policisë dhe u shpall në kërkim. Për rreth dy muaj, autoritetet britanike zhvilluan kërkime për lokalizimin e tij.

Hetuesit arritën të gjurmonin lëvizjet e shqiptarit përmes të dhënave telefonike dhe informacioneve financiare, të cilat sugjeronin se ai ndodhej në zonën e Guildford, në Surrey.

Dervishi u pikas në orët e para të 16 prillit, teksa drejtonte një automjet tip “Mazda” të bardhë në rrugën A320 Woking Road. Ai kaloi me semafor të kuq dhe u ndalua nga policia, e cila bëri arrestimin e tij.

Vendimi për dënimin me 7 vite e 6 muaj burg u dha të enjten, më 29 tetor, nga Gjykata e Kurorës në Leicester.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.