E enjte, 29 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pse është sekret shtetëror transferimi i Erion Veliajt? Lala flet në “Të Paekspozuarit”

E ftuar në “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të Ylli Rakipit, gazetarja Klodiana Lala ka treguar se çfarë ka ndodhur me Erion Veliajn dhe pse transferimi i tij nga paraburgimi i Durrësit në Fier cilësohet sekret shtetëror.

Lala tha se transferimi i një të burgosuri ose paraburgosuri nga një institucion ndalimi në një tjetër është sekret vetëm në rastet kur ka një hetim të hapur ndaj tij dhe prokuroria vlerëson se ka të dhëna për një veprimtari tjetër kriminale.

Reklamë

Megjithatë, sipas Lalës, në dukje transferimi i tij është i rregullt.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Pse ia ndërruan burgun Erion Veliajt? Çfarë po ndodh me Erion Veliajn? Pse është sekret shtetëror?

Lala: Kompetenca për transferimin e një personi të burgosur i përket Drejtorisë së Burgjeve. Për shkak të mënyrës se si funksionon Drejtoria e Burgjeve, institucionet e vuajtjes së dënimit janë ndarë në burgje të sigurisë së lartë, të zakonshme dhe të ulët. Rasti i Veliajt, i cili nuk klasifikohet si person me rrezikshmëri të lartë shtetërore, u vendos në paraburgimin e Durrësit, ku janë dërguar persona me funksione shtetërore. Zoti Meta është i vetmi zyrtar që është mbajtur në burgun 313.

Sa i përket zotit Veliaj, ka pasur një vendimmarrje të drejtoreshës së Burgjeve për të bërë transferimin. Ligji thotë se personi që është i paraburgosur duhet të ketë në dispozicion aktin e transferimit. Në rastin konkret, Veliaj nuk e ka pasur në dispozicion këtë akt, edhe pse e ka kërkuar bashkë me avokatin.

Në pamje të parë, transferimi i tij duket i ligjshëm. Sot, Drejtoria e Burgjeve e kuptoi që e tejkaloi kompetencën, duke thënë se urdhri është “sekret shtetëror”.

Ka vetëm një rast kur urdhri nuk bëhet me dije: kur ka një hetim të hapur, për shkak të përgjimit, kur ka të dhëna dhe indicie për të çelur një hetim të ri penal. Nuk e dimë nëse jemi para një rasti të tillë. Në raste të tjera, nuk mund të klasifikohet si sekret shtetëror. Kjo mund të ndodhë vetëm kur ka një hetim të hapur dhe të dhëna për veprimtari kriminale.

Në pamje të parë, transferimi është i rregullt. Fakti që Veliaj reagoi për protestën më ka ngjallur dyshime se nuk kemi të bëjmë me një transferim normal.

Rakipi: Veliaj pretendon se është lënë në një sektor me njerëz të rrezikshëm.

Lala: Sipas ligjit për organizimin e IEVP-ve, çdo person që transferohet mbahet në observim. Pas 48 orësh, Drejtoria e Burgjeve dhe stafi mbështetës bëjnë një raport të detajuar lidhur me gjendjen fizike, mendore dhe shëndetësore. Atij i vihet në dispozicion një listë me emra dhe pyetet nëse ka probleme apo jo.

Kur binden se nuk ka asnjë rrezik potencial për shtetasin Veliaj, në atë moment Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e vendos në një qeli të veçantë dhe, për shkak të funksionit që ka pasur, ai duhet të trajtohet ndryshe.

Në burgun e Fierit, patjetër që ka personazhe nga krerët e organizatave kriminale deri te zyrtarët e policisë. Kur vendoset në një sektor, mund të ketë këtë lloj kategorie.

Rakipi: Cilët vrasës serialë janë afër zotit Veliaj?

Lala: Ka disa personazhe. Ditën e sotme është transferuar edhe Ergys Agasi. Aty ka personazhe pafund. Në burgun e Fierit është edhe Uljan Shpataraku; ka edhe anëtarë të dosjes “Plumbi i Artë”.

Rakipi: Këta nuk e rrezikojnë Veliajn?

Lala: Te “Plumbi i Artë” ka vrasës, si dhe persona të grupit të Shkodrës. Në rastin e zotit Veliaj, Drejtoria e Burgjeve do të duhet të bëjë një raport.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.