Lala: Familjarët kanë gjetur personin që zhduku Vis Martinajn

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është në dijeni se kush fshihet pas zhdukjes së tij.
Sipas gazetares, edhe pse familja është në dijeni të autorit, asnjëherë nuk janë thirrur për t’u marrë në pyetje.
“Martinaj është rrëmbyer dhe zhdukje me përfshirje të segmenteve shtetërore dhe fakti që shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar. Unë jam autorja e lajmit dhe kam provë për këtë që po them dhe di shumë më tepër dhe familja ka arritur të grumbullojë të gjitha kamerat e sigurisë dhe të gjejë momentin ku ai është marrë nga personi i dyshuar për vrasje. Pavarësisht përplasjeve që unë kam patur me Ervis Martinajn, familja Martinaj e di shumë mirë kush e ka bërë vrasjen dhe nuk janë marrë në pyetje. Vrasja ose më mirë zhdukja po hetohet nga prokuroria e Lezhës, që nuk ka mundësi për të zbardhur këtë vrasje, edhe sepse kryeministri tha se duhet zbardhur për 100 ditë”, u shpreh Lala në Vizion Plus.




