E enjte, 29 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta në Shqipëri, Malaj: Disa kanë të drejtë të protestojnë, të tjerë duan të përfitojnë

Deputeti socialist Erion Malaj, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të Ylli Rakipit, ka folur për protestën në Shqipëri.

Malaj tha se në atë protestë ka njerëz që kanë shumë të drejtë të protestojnë, por edhe shumë të tjerë që duan të përfitojnë politikisht, duke iu referuar kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, dhe të tjerëve.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Pak a shumë, të dy mendojnë se protestuesit i manipulojnë Qori dhe Agron Shehaj. Si ka mundësi që Rama dhe Berisha janë në të njëjtin konkluzion?

Malaj: Qori është pjesë e kësaj proteste, por se sa dhe çfarë roli luan është diçka për t’u diskutuar. Në atë protestë ka disa elementë si ai. Së pari, janë studentët që kanë të drejtë të protestojnë, nuk ka asgjë të keqe. Pastaj janë këta elementët e tjerë që janë përfitues, të cilët, sa herë ka kauza madhore, janë aty për të përfituar. Por ka raste kur historia ka treguar se jo vetëm që nuk kanë fituar, por edhe kanë humbur. Qori është një personazh që ndikon në këtë protestë me forcat e tij të pakta. Është në të drejtën e tij ta bëjë këtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.