E enjte, 29 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kaloi me sukses operacionin, Erjon Vishkulli publikon pamjet pas ndërhyrjes: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Një ditë pas operacionit, i riu ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi pas ndërhyrjes, të shoqëruar me mesazhin: “Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli. Asgjë nuk është e pamundur”. Vishkulli po vijon rikuperimin pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Reklamë

Operacioni u krye nga profesori Stanislao Rizzo, i cili arriti të hiqte trupin e huaj që i kishte dëmtuar syrin 28-vjeçarit. Megjithatë, rikthimi i plotë i shikimit mbetet ende i pasigurt dhe do të varet nga ecuria e mëtejshme e rikuperimit.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për plagosjen e Vishkullit, si dhe për dyshimet mbi përdorimin joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit gjatë protestës. Hetuesit kanë administruar pamjet filmike dhe dokumentacionin mjekësor.

Në vijim të hetimeve, pritet edhe ekspertimi i materialit të hequr nga syri i 28-vjeçarit, me qëllim përcaktimin e natyrës së objektit që shkaktoi dëmtimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.