E enjte, 29 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat e Berishës ndaj protestës, Bushati: Po asgjëson PD-në. Hila: Nuk do t’i zënë vendin si opozitë

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Për analistin Andi Bushati, Sali Berisha është i sigurt se, nëse në Shqipëri përsëritet ajo që ndodhi në Serbi dhe Hungari, partia e tij do të shkrihet.

Reklamë

Por, për analistin Dritan Hila, thirrja e Berishës ishte për të mos humbur vendin e dytë, pra për të mos humbur pozicionin si opozita më e madhe.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Bushati: Në këtë situatë ku jemi, e vetmja gjë që e shpëton PD-në është të dalë sot e të thotë: “Ne kemi bërë ç’kemi bërë, por sot sakrifikojmë partinë për ta vënë në funksion të lëvizjes së re”. Nëse këta nuk duan të hyjnë në zgjedhje, as ne nuk hyjmë në zgjedhje.

Hila: Pse ta bëjë partinë OJF ky?

Bushati: Asnjë shembull nuk është i ngjashëm. Unë po them se nga dy autokraci, ne kemi tonën.

Hila: Nuk ngjasojnë fare. Hungaria është tjetër, Serbia ka mbledhur gjithë mbeturinat nacionaliste.

Bushati: Ideja është se, pavarësisht se kë kanë tubuar brenda, si në Hungari, ashtu edhe në Serbi, ajo që është asgjësuar nuk është pushteti, por opozita. Kjo mund të mos ndodhë kështu në Shqipëri, por është një këmbanë alarmi edhe për PD-në në Shqipëri.

Kur kontradikta themelore në Shqipëri nuk është mes PD-së dhe PS-së, por mes tiranisë dhe popullit, atë që e pëson më shumë është opozita e vjetër. PD-ja duhet të pranojë të vetësakrifikohet.

Hila: Ti po lë dy alternativa: ose vdis, ose vdis.

Bushati: Ajo që bëri Berisha dje, duke goditur një protestë popullore prej katër muajsh, për mua është një hap drejt asgjësimit.

Hila: Sa i përket idesë që Berisha ta çojë PD-në drejt vetëvrasjes, për mua kjo është jashtëlogjike. Ajo që bëri Berisha ishte se nuk mund të lejonte të ishte i dyti në fshat, sepse në qytet i pari është Rama. Berisha nuk mund të lejojë që opozitën ta marrë dikush tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.