E enjte, 29 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat e Berishës ndaj protestës, Bushati: Nëse në Shqipëri ndodh si në Hungari dhe Serbi, ajo që shkrihet është PD-ja

Analisti Andi Bushati, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka komentuar sulmin e kryedemokratit Sali Berisha ndaj protestës.

Bushati tha se Berisha, duke parë atë që ndodhi në Hungari dhe Serbi, e ka të qartë se, nëse ajo situatë ndodh në Shqipëri, ajo që zhduket është opozita.

Reklamë

Sipas tij, thirrja e Berishës ishte për militantët e tij që të mos bashkohen me “Flamingot”.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Bushati: Unë jam përplasur edhe me ty në këtë studio dhe ende nuk e besoj se Rama dhe Berisha janë bashkë dhe merren vesh në distancë. Fatkeqësisht, Revolucioni i Flamingove po tregon se Rama dhe Berisha janë të destinuar të kacavirren te sistemi i vjetër. Kjo i bën ata aleatë.

Nuk kishte mjerim më të madh sesa të shihje Berishën duke goditur Flamingot, Arlind Qorin dhe gjithë partitë e tjera. Pse e bën Berisha këtë? Unë nuk jam nga ata që besojnë se Berisha e do këtë.

PD-ja sot ka një krizë më të madhe. Hungaria dhe Serbia treguan se, në përballjen e popullit me regjimin, regjimi e ruan eshtrën e vet. Në Serbi dhe Hungari janë shkrirë opozitat. Berisha ka nuhatur se përsëritja e së njëjtës trajektore në Shqipëri asgjëson edhe opozitën e vjetër.

Thirrja e Berishës dje ishte për militantët e vet: Mos u bëni Flamingo, sepse ata janë armiqtë tanë. Këtu ai bashkohet me Ramën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.