E enjte, 29 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çfarë po ndodh me protestën në Shqipëri? Zogaj: Duhet të dalin me alternativë. Bushati: Duhet të ushtrojnë presion

Çfarë po ndodh me protestën në Shqipëri? Kjo ishte një tjetër pikë diskutimi këtë të enjte në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Analisti Preç Zogaj theksoi se protesta tani duhet të dalë me një alternativë, në mënyrë që të sfidojë politikën e vjetër.

Reklamë

Ndërsa, për analistin Andi Bushati, protestuesit duhet të vijojnë të ushtrojnë presion, në mënyrë që të detyrojnë qeverinë të ndryshojë Kodin Zgjedhor.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Zogaj: Protestuesit duhet të dalin me një alternativë.

Bushati: Po u bëhen zgjedhjet me kushtet e para një viti, Rama do të fitojë edhe më shumë.

Zogaj: Këta kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Bushati: Nëse duan të kthejnë rregulla të barabarta loje, duhet të vijojnë presionin.

Hila: Me këtë logjikë dalim te ajo që Rama ose vendos rregull, ose ikën. Me këtë logjikë, është t’i nënshtrohesh dhunës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.