A punon Veliaj me njerëzit e tij për largimin e Ramës? Përgjigjet Bushati tek “Të Paekspozuarit”

Analisti Andi Bushati ka komentuar mundësinë që Erion Veliaj dhe njerëzit pranë tij të ndikojnë në largimin e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur skeptik për një skenar të tillë.
I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Bushati kritikoi ashpër anëtarët e Këshillit Bashkiak që votuan për shkarkimin e Veliajt, por që, sipas tij, tani shfaqen të gatshëm ta mbrojnë atë.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: A punon Veliaj me njerëzit e tij për largimin e Ramës?
Bushati: Nuk besoj. Veliaj është një “kalë i ngordhur”, interesi i tij është të ruajë ato që ka.
Rakipi: Kishte njerëz nga Këshilli Bashkiak që dëshironin ta mbronin Veliajn.
Bushati: Kush, ata që e votuan për shkarkim? Ata janë legenë, janë njerëz që zvarriten kot në këtë tokë. Të vetmit të penduar për krimet e Edi Ramës janë ata që janë arratisur. Këta që Rama mban në qelitë e veta ata që shantazhohen. Ndaj edhe nuk flasin. U jepet sinjali që, po fole, ka edhe më keq. Edhe mund të të vrasin në burg.
/vizionplus.tv




