E enjte, 29 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Imuniteti për Guvernatorin e BSH, Hila e ka çdo vend i botës. Bushati-Tela: I ekzagjeruar! Duket si i marrë peng nga Kryeministri

Imuniteti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ishte një tjetër pikë që shkaktoi debat në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të Ylli Rakipit.

Për analistët Andi Bushati dhe Andi Tela, ligji për imunitetin e Guvernatorit është bërë me urdhër të Kryeministrit.

Reklamë

Ndërsa për analistin Dritan Hila, një ligj të tillë e kanë të gjitha vendet e zhvilluara.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Mazhoranca sot kaloi ligjin për Bankën e Shqipërisë që i jep imunitet Guvernatorit, i cili nuk mund të arrestohet pa iu drejtuar Parlamentit.

Hila: Banka, kur u bë nga italianët, ka pasur një apartament për Guvernatorin. Në çdo vend të botës, Guvernatori i Bankës ka rëndësi të veçantë.

Rakipi: Sa vende të Evropës e kanë këtë imunitet për Guvernatorin?

Hila: Të gjitha e kanë, për sa kohë ai ushtron funksionin. Kanë bërë shumë mirë. Sejko nuk më duket ndonjë që e meriton atë vend, si Fullani, por janë të vonuar. Në çdo vend të botës ndodh e njëjta gjë.

Bushati: Më duket tepër i ekzagjeruar. Kur bëhet një ndryshim ligjor në Shqipëri? Bëhet kur lind ndonjë problem. Të vetmin rast kishim rastin e Fullanit, por atë e sulmoi mazhoranca. Po të sulmoi mazhoranca, jo vetëm të fut brenda, por edhe të transferon.

Hila: Është mandat që i del përtej mandatit të mazhorancës.

Bushati: Një nismë ligjore merret kur vëren se në Shqipëri ka lindur një problem.

Hila: Akuza e pastrimit të parave është një problem. Me akuzat që bëjmë ne këtu, SPAK-ut i lind qejfi dhe e merr në hetim. Pastrimi i parave nuk mund të bëhet pa dijeninë e Guvernatorit.

Rakipi: 75% e vendeve të botës nuk e japin imunitetin.

Hila: Kur thashë të gjitha vendet e botës, nuk i numërova të gjitha. Ka imunitet edhe në Rusinë e Putinit.

Rakipi: Po në Rusi vetë Putini është…

Tela: Vërtet, historia nisi me Fullanin. Pas Fullanit pati reagime nga institucionet ndërkombëtare se Guvernatori nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë.

Këtu çështja është ndryshe. Ligjin e ka përgatitur Banka e Shqipërisë dhe flitej për imunitetin e Guvernatorit. Ky draft qëndroi në opinionin publik për dy muaj dhe nuk pati vërejtje. Kur shkoi në Parlament, ndryshoi neni 72: u hoq Gjykata Kushtetuese si mbrojtëse e Guvernatorit dhe kompetenca iu kalua Parlamentit, ku shumicën e ka mazhoranca e Edi Ramës.

Pse e mori Rama këtë nismë? Sepse ky Guvernator ka një çështje në SPAK, që është ajo e mikrokredive. Disa zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë u janë sekuestruar celularët. Ky imunitet parashikon që ti nuk mund t’ia marrësh celularin Guvernatorit pa marrë më parë lejen e Kuvendit. Pak a shumë, duket sikur Guvernatori është peng i Edi Ramës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.