E enjte, 29 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 41 minuta më parë
Ekonomi

“Paketa Fiskale 2027, surprizë për bizneset”, eksperti: Rritja e dividendit në 15% do të jetë barrë e shtuar

Eksperti i ekonomisë, Edvin Prençe, i ftuar në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion” kritikoi mënyrën se si u prezantua paketa fiskale.

Prençe theksoi se ndryshimet duhet të diskutoheshin paraprakisht me grupet e interesit dhe opozitën.

Reklamë

Ai u ndal te ndryshimet në taksimin e bizneseve, TVSH-ja e shportës dhe rritja e tatimit mbi dividendin në 15%, të cilën e konsideron një barrë shtesë për bizneset.

“Si çdo çudi që ndodh në Shqipëri, edhe kjo ishte një çudi e radhës. Zakonisht, në të gjithë vendet evropiane ka një paketë të propozuar nga grupet e interesit, një paketë të propozuar nga opozita, dhe pastaj qeveria mbledh në debat konstruktiv, shqyrton dhe patjetër, duke ndjekur linjën e saj, ajo merr vendimet që mendon se janë të drejta. Për fatin tonë të keq nuk ka ndodhur kështu në Shqipëri. U çuam në mëngjes dhe pamë të gjithë nëpërmjet lajmeve, morëm njoftimin, u informuam për çfarë po ndodhte, dhe patjetër ditën e nesërme nga kryeministri Rama konfirmimin e projektligjit që është çuar tashmë në parlament për sa i takon buxhetit 2027”, tha eksperti.

Reklamë

“Duke filluar që nga taksimi e TVSH-ja e shportës që duhet monitoruar, dhe duke vazhduar pikërisht tek bizneset që tashmë janë ndarë në dy pjesë, nga 0.5 deri në 5 milionë dhe ato nga 5 deri në 10 milionë, patjetër që duhet monitoruar situata nga ana e qeverisë e institucioneve përkatëse. Pastaj kemi dhe elemente të tjera të buxhetit të cilat absolutisht janë barrë e bizneseve, si për shembull rritja e dividendit. Për shembull, rritja e dividendit në 15%,  pra pothuajse dyfishimi i tij, mendoj se do të jetë një barrë. Ndoshta më mirë do të ishte një shkallëzim i dividendit në bazë të fitimit të marzhit që ti ke, dhe jo të përgjithësohen të gjitha bizneset në një dividend të përbashkët. Pra, kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë, por duhet të ketë fasha të tilla siç u bë me biznesin e vogël që u nda tashmë në dy pjesë. Mendoj që duhet të ishte bërë e njëjta gjë edhe me dividendin, me fitimin të bizneseve”, u shpreh eksperti i ekonomisë Edvin Prençe.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.