Trump: Zgjedhjet në Brazil ishin një turp për popullin brazilian

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve presidenciale në Brazil, ku presidenti i majtë në detyrë, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar përballë rivalit konservator Flávio Bolsonaro.
“Këto zgjedhje janë një turp për popullin brazilian”, deklaroi Trump para gazetarëve, duke kritikuar procesin zgjedhor dhe duke e cilësuar situatën si të turpshme.
Ndërkohë, kandidati konservator Flávio Bolsonaro, djali i ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, ka refuzuar të njohë rezultatin e zgjedhjeve, duke pretenduar se procesi është manipuluar.
Senatori 45-vjeçar, aleat i Trump dhe përfaqësues i së djathtës braziliane, është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, nga ku ka deklaruar se synon të udhëheqë opozitën.




