Veliaj tjetër reagim pas transferimit në burgun e Fierit: U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një tjetër reagim lidhur me transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj ironizon distancën kohore mes transferimit dhe reagimit për arsyen e tij.
Duke u bazuar në ligj, ai shprehet se autoritetet që mund ta klasifikojnë një çështje si sekret janë Presidenti, Kryeministri dhe çdo institucion i autorizuar prej tyre.
Deklarata e plotë:
U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!
Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.
Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!
Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues.




