Rrëzimi i helikopterit ushtarak, ministri Nufi: Shqipëria në solidaritet me Italinë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas aksidentit tragjik të helikopterit ushtarak italian, i angazhuar në misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë.
Përmes një mesazhi, Nufi i përcjellë ngushëllime familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Italinë dhe Forcat e saj të Armatosura.
“Thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik që përfshiu një helikopter ushtarak italian, të angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë.
Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të lënduarit.
Në këtë moment pikëllimi, Shqipëria qëndron krah Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura, në solidaritet të sinqertë dhe miqësi të thellë”, shkruan Nufi.
/vizionplus.tv




