E enjte, 29 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shprehur ngushëllimet pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercogovinë.

Në reagimin e tij Hoxha shprehet se Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it

Reklamë

Postimi i Hoxhës në X:

Thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike pranë Brçkos, në Bosnje-Hercegovinë, ku u përfshi një helikopter i EUFOR-it; ngjarje e cila mori tri jetë dhe la dymbëdhjetë persona të lënduar.

Reklamë

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për Qeverinë dhe popullin e Italisë. Mendimet tona janë gjithashtu pranë të gjithë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë.

Në këtë moment të vështirë, Shqipëria qëndron fuqimisht krah Italisë, vendit mik dhe aleat në NATO, si dhe në krah të gjithë komunitetit të EUFOR-it, ku personeli shqiptar shërben me krenari përkrah kolegëve italianë dhe ushtarakëve të tjerë, në një angazhim të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Bosnje-Hercegovinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.