Sport
Egnatia merr kreun e Superiores, Adjesa vendos fatin e ndeshjes ndaj Teutës

Egnatia ka siguruar tri pikë të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Teutën me rezultatin 1-0.
Heroi i rrogozhinasve ishte Adjesa, i cili realizoi golin vendimtar që i dhuroi skuadrës së tij një fitore me shumë vlerë.
Reklamë
Me këtë sukses, Egnatia ngjitet e vetme në krye të renditjes së Superiores, duke konfirmuar formën dhe ambiciet për të qëndruar mes pretendentëve kryesorë për titullin kampion.
Nga ana tjetër, Teuta nuk arrin të marrë pikë nga kjo përballje dhe tashmë do të kërkojë të reagojë në ndeshjet e ardhshme.
Tri pikë që vlejnë më shumë se një fitore për Egnatian, e cila tashmë sheh të gjitha skuadrat e tjera nga maja e klasifikimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




