Kronikë
Konflikt në Korçë, plagoset me thikë në qafë 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ku një 65-vjeçar, me inicialet N.H., ka plagosur me mjet prerës një 60-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes dy personave.
Reklamë
I plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në pjesën e qafës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa vijojnë veprimet për arrestimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




