E premte, 30 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër anëtarë të familjes shqiptare u shuan në Athinë, arrestohet shqiptari dhe dy grekë, prenë tubin e gazit për të vjedhur bakrin

Pas 34 ditësh hetime, autoritetet greke kanë zbardhur rrethanat e shpërthimit tragjik në zonën e Plakës në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes tyre edhe tre shqiptarë, Florina Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, vëllai i Florindës,  Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij Eris Çani, të cilët ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në pranga kanë përfunduar tre persona, dy shtetas grekë dhe një shqiptar, të dyshuar se shkaktuan rrjedhjen fatale të gazit gjatë tentativës për të vjedhur tuba bakri nga instalimet e një pallati.

Reklamë

Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi dhe ndodheshin në Greqi për muaj mjalti.

Provat kryesore që çuan në zbulimin e ngjarjes ishin pamjet e kamerave të sigurisë dhe rezultatet e analizave laboratorike të kryera nga laboratorët e Universitetit Politeknik.

Reklamë

Nga hetimet rezulton se disa orë para shpërthimit, tre personat iu afruan ndërtesës trekatëshe në Plaka. Dy prej tyre dyshohet se hynë brenda dhe u drejtuan drejt shkallëve të brendshme, ku ndodhej matësi i gazit natyror. Në përpjekje për të marrë tubat e bakrit, ata prenë një nga tubacionet e furnizimit me gaz, duke shkaktuar rrjedhjen.

Pamjet filmike tregojnë se dy të dyshuarit u larguan me shpejtësi nga ndërtesa, duke mbajtur me vete një pjesë tubi bakri. Ndërkohë, analizat laboratorike ndihmuan hetuesit të përcaktonin pikën e saktë ku ishte dëmtuar instalimi i gazit.

Gazi u grumbullua në katin e dytë, shpërthimi mori gjashtë jetë

Pas prerjes së tubacionit, gazi natyror u përhap në ambientet e ndërtesës dhe u grumbullua në katin e dytë, ku banonte një çift i moshuar.

Sipas skenarit që po hetojnë autoritetet, shpërthimi mund të jetë shkaktuar kur gruaja e moshuar u ngrit dhe ndezi një çelës elektrik, duke shkaktuar shpërthimin. Nga fuqia e shpërthimit, një pjesë e ndërtesës u shemb, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave.

Mes viktimave ishin edhe tre shqiptarë, të cilët ndodheshin në apartamentin ku ndodhi tragjedia.

Tre të dyshuarit përballen me akuza të rënda, mes të cilave “Zjarrvënie me dashje, me pasojë vdekjen e personave”, “Shpërthim me pasojë rrezikimin dhe vdekjen e personave”, “Vrasje me dashje, në bashkëpunim” dhe “Shkaktim i dëmtimeve të rënda trupore”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.