Kronikë
Shkelje e barazisë në tendera në 9 raste, SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, merret i pandehur

Ish-kreu i autoritetit rrugor shqiptar Evis Berberi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se SPAK ka mbyllur hetimet për Berberin, i cili akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në 9 raste.
Reklamë
Berberi ka qenë nën hetim në dosjen “Balluku”.
Ish-kreu i ARRSH-së është një prej 26 të pandehurve në dosjen që lidhet me hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe procedurat e prokurimit publik të dyshuara si të parregullta.
Në kuadër të kësaj çështjeje, SPAK ka përfunduar hetimet edhe për Ballukun dhe persona të tjerë të përfshirë në dosje, e cila pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




