E premte, 30 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Lifestyle

Patëllxhanë me kos dhe hudhra, receta që do ta gatuani gjithmonë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë mesatarë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 400 ml kos i trashë
  • 5–6 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • Kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • Kopër e freskët

Përgatitja:

Reklamë

Lajmë patëllxhanët dhe i presim në shirita ose në rrathë të hollë. I skuqim në vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë.

Në një tas përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. I përziejmë mirë derisa të përftojmë një masë kremoze.

Reklamë

Pasi patëllxhanët të jenë ftohur pak, i shtojmë te kosi dhe i përziejmë ngadalë, në mënyrë që të mbulohen mirë me salcën.

I vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta deri në 1 orë dhe i shërbejmë të ftohtë, si antipastë ose garniturë.

Në fund, i spërkasim me kopër të freskët të grirë.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.