E premte, 30 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Siguroi kushtet për atentatin ndaj Terziut, GJKKO jep masën “arrest me burg” për Ardit Gjokrosën

GJKKO ka caktuar masën “arrest me burg” për Ardit Gjokrosën, i cili u ekstradua dy ditë më parë në vendin tonë nga Gjermania.

Gjokrosa akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e Hamza Terziut më 21 maj 2020, në Bulqizë.

Reklamë

Po ashtu, ai akuzohet edhe për disa vepra të tjera penale, siç është ajo e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Akuzat e SPAK:

Reklamë

Ardit Gjokrosa, akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.