Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po ndikojnë në...

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe gjashtë turistë

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot në Kretë...

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e shpejtë shpëton...

Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 persona

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Nufi: Bota po përballet me sfida të shumta, Shqipëria po përgatitet për këtë realitet

21 Korrik 13:28

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi në një konferencë për shtyp se Shqipëria po hyn në një fazë të re të angazhimit të saj në NATO, pas vendimeve të marra në samitin e fundit të Aleancës në Ankara.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i Aleancës do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa data dhe koha e mbajtjes së tij do të përcaktohen nga vetë NATO.

“Samiti i fundit i NATO-s në Ankara e vendosi Shqipërinë në një moment të rëndësishëm për rolin e saj në Aleancë. Ky është një vlerësim për kontributin dhe pozicionin strategjik të vendit tonë,” u shpreh ministri.

Nufi theksoi se mjedisi ndërkombëtar i sigurisë ka ndryshuar ndjeshëm dhe se konfliktet në rajone të ndryshme të botës kanë dëshmuar se stabiliteti nuk mund të merret më si i mirëqenë.

“Sot bota po përballet me sfida të shumta. Kjo përbën një realitet të ri për NATO-n dhe edhe Shqipëria po përgatitet për këtë realitet, duke forcuar kapacitetet konkrete ushtarake, si dhe duke rritur e modernizuar Forcat e Armatosura,” tha ai.

Sipas ministrit, samiti i Ankarasë shënoi kalimin e Aleancës “nga premtimi te përgjegjësia”, duke theksuar se NATO nuk po shndërrohet në një aleancë agresive, por në një aleancë më të përgatitur për të garantuar paqen.

“Diskutimi nuk është më sa para do të shpenzohen, por çfarë kapacitetesh do të ndërtohen me këto investime. Forcimi i NATO-s është në interesin e Shqipërisë,” deklaroi Nufi.

Në përfundim, ministri vlerësoi se, megjithëse Shqipëria është një vend i vogël për nga përmasat, kontributi i saj në NATO është në përputhje me pozicionin e saj gjeostrategjik dhe me përgjegjësitë që rrjedhin nga anëtarësimi në Aleancë.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
ermal nufi NATO samiti

Nga e njëjta kategori

U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez

më shumë...

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të lënduar transportohen me helikopter në Shkodër, një turist i huaj drejt Traumës

më shumë...

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia: 5 persona të lënduar

më shumë...

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

5:02

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po...

4:57

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia:...

4:48

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe...

4:45

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot...

4:40

Klos/ Zjarr në lagjen “Halilaj”, ndërhyrja e...

4:34

Pukë/ Situatë e vështirë nga zjarri në...

4:15

Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën...

3:48

Skafet përplasen në lumin e Shalës, plagosen...

3:29

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia me...

3:01

Kërkohet largimi i Zelensky-t, presidenti sfidohet nga...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.