Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën me bisht...

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD: Cilat ishin...

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati...

FIFA heton Argjentinën pas finales, disa lojtarë rrezikojnë ndëshkimin...

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri:...

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën...

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3...

Kapen 770 kilogramë kokainë në Itali, droga ishte fshehur...

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e Prokurorisë së...

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë sfidon demokracinë:...

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë, prokurori Dado: Xoxën nuk e pengon operacioni cezarian të vi

21 Korrik 10:42

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, ku i pranishëm në sallë është vetëm trupa gjykuese, ndërsa Veliaj nuk ndodhet në seancë. Në proces janë të pranishëm edhe dy prokurorët, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Veliaj ka kërkuar që të mbrohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili ka kërkuar shtyrjen e seancës, me argumentin se në të njëjtën orë ndodhet në një proces civil në Gjykatën e Tiranës, ku përfaqëson Arbjan Maznikun.

Ndërkohë, avokati Gurali Brahimllari, mbrojtës i Ajola Xoxës, deklaroi se klientja e tij nuk është e pranishme për shkak të një raporti mjekësor. Ai tha se Xoxa ndodhet në të njëjtën situatë shëndetësore dhe, për shkak të gjendjes së saj, e ka të pamundur të marrë pjesë në proces.

“Në respektim të vendimit të gjykatës, klientja që mbroj, në cilësinë e pacientes, ka bërë konsultën tek mjeku që e ka ndjekur. Për respekt të të dhënave personale nuk po i lexoj ato që mjeku deklaron, por ajo vazhdon në të njëjtën situatë dhe e ka të pamundur që të jetë prezente në këtë proces, që të realizojë mbrojtjen efektive”, u shpreh Brahimllari.

Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado kundërshtoi shtyrjen e seancës, duke deklaruar se pengesë për zhvillimin e saj është bërë mbrojtja e të pandehurit Erion Veliaj.

“Konstatojmë që pengesë për zhvillimin e seancës po bëhet mbrojtja e të pandehurit Erion Veliaj. Gjykata duhet të caktojë edhe mbrojtës kryesisht, të vendosë gjobë sipas vlerësimit të saj dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për të pandehurin”, deklaroi Dado.

Për sa i përket mungesës së Ajola Xoxës, prokurori tha se operacioni cezarian nuk e pengon atë të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesat e palëve për vijimin e procesit.

Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado kundërshtoi shtyrjen e procesit, duke kërkuar që gjykata të caktojë mbrojtës kryesisht për Veliajn, si dhe të vendosë masat përkatëse ndaj mbrojtjes.

“Konstatojmë që pengesë për zhvillimin e seancës po bëhet mbrojtja e të pandehurit Erion Veliaj. Gjykata duhet të caktojë edhe mbrojtës kryesisht, të vendosë gjobë sipas vlerësimit të gjykatës dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për të pandehurin”, deklaroi Dado.

Në përfundim, gjykata vendosi gjobë prej 50 mijë lekësh ndaj avokatit Plarent Ndreca për mungesë të pajustifikuar, ndërsa për Erion Veliajn u caktua një mbrojtës kryesisht. Avokatja Valentina Teodoresku do të jetë mbrojtësja e caktuar nga gjykata.

Gjithashtu, gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 15 shtator, në orën 10:00.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Ajola Xoxa GJKKO ols dado Veliaj

Nga e njëjta kategori

Sëmundjet e rralla te fëmijët, mjekët tregojnë trendin si dhe mënyrat e trajtimit

më shumë...

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën me bisht gjatë uljes (VIDEO)

më shumë...

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD: Cilat ishin nevojat urgjente? Malaj: U tejkaluan të ardhurat

më shumë...

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:56

Sëmundjet e rralla te fëmijët, mjekët tregojnë...

3:29

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën...

3:17

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD:...

3:02

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme...

2:54

FIFA heton Argjentinën pas finales, disa lojtarë...

2:11

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar...

2:01

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha...

1:41

Debat për lekët e Kanye West/ PD:...

1:28

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë,...

1:07

Kapen 770 kilogramë kokainë në Itali, droga...

12:07

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e...

12:06

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e...

11:43

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita:...

11:40

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet...

11:34

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë...

11:30

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje...

11:15

Fshatrat në Rusi goditen rëndë nga kriza...

11:01

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë...

10:42

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk...

10:32

Kultivoi 175 bimë kanabisi mes kanioneve, arrestohet...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • “Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.