Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë sfidon demokracinë: Vendi nuk do të mbajë më zgjedhje

21 Korrik 11:01

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka deklaruar se vendi nuk do të zhvillojë më zgjedhje, me qëllim që opozita të mos ketë mundësi të rikthehet në pushtet. Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa kritikët e akuzojnë për konsolidim të një regjimi autoritar.

“Harrojeni! Nuk do të ketë më zgjedhje këtu për ta. Nuk do të ketë më zgjedhje këtu, në mënyrë që ata [partitë e opozitës] të përpiqen të marrin qeverinë, të marrin pushtetin”, tha Ortega sipas mediave vendase të cilat ishin detyruar të merrnin pjesënë fjalim.

Ortega, 80 vjeç, i cili ndodhet në pushtet që prej vitit 2007, tha se do të bashkëpunojë me parlamentin e kontrolluar prej tij për të miratuar ligje që, sipas tij, do të krijojnë një “mur” mbrojtës ndaj kundërshtarëve politikë.

Deklarata u bë gjatë ceremonisë zyrtare për përvjetorin e 47-të të revolucionit sandinist të vitit 1979, lëvizje ku Ortega luajti rol në rrëzimin e diktaturës së Anastasio Somozës.

Nicaragua's President Daniel Ortega said the Central American country will no longer hold elections. pic.twitter.com/kVaEouGl6Q

— Open Source Intel (@Osint613) July 21, 2026

“Do të punojmë me Asamblenë Kombëtare dhe institucionet përkatëse për ligje, sepse na duhen ligje që ndërtojnë një mur, një barrierë, kundër puçistëve dhe tradhtarëve që shesin vendin e tyre”, tha Ortega gjatë fjalimit.

Analistët politikë e kanë cilësuar deklaratën si një përshkallëzim të mëtejshëm të goditjes ndaj demokracisë në Nikaragua. Sipas tyre, qeveria e Ortegas dhe bashkëshortes së tij, Rosario Murillo, e cila mban postin e “bashkëpresidentes”, ka eliminuar gradualisht hapësirat për opozitën.

Zgjedhjet presidenciale ishin parashikuar të zhvilloheshin vitin e ardhshëm, por Ortega nuk dha detaje nëse ato do të anulohen apo nëse opozita do të përjashtohet nga gara. Në praktikë, shumë parti opozitare janë ndaluar dhe disa kandidatë presidencialë janë arrestuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Vitet e fundit, regjimi i Ortegas është kritikuar nga organizata ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas raportimeve, qindra persona u janë hequr shtetësitë, mijëra organizata joqeveritare janë mbyllur, ndërsa janë goditur edhe universitete dhe media të pavarura. Kritikët thonë se ndryshimet kushtetuese të miratuara së fundmi kanë forcuar më tej kontrollin e çiftit Ortega-Murillo mbi vendin.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
nuk ka zgjedhje Presidenti i Nikaraguasë zgjedhje

Nga e njëjta kategori

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

më shumë...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pesë p*rdhunime nga emigrantët

më shumë...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë” Katedralen e Funchalit, zhgënjehen nga çifti

më shumë...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona, anulohen 1,300 fluturime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.