Kursi i këmbimit euro /leke prej ditësh ka mbetur ne kufijtë e 124-125 lekeve. Ne raport me javën qe lame pas, kjo e hëne ka shënuar nje zhvlerësim te lehte te lekut me euron duke bere qe ne blerje, 1 euro te jete 124.8 ndërsa ne shitje me 125.5.
Muaji gusht ishte i pritshëm per këtë nivel kursi, duke patur parasysh edhe prurjen e emigranteve, por edhe turizmin. Pavarësisht ndërhyrjeve te Bankës se Shqipërisë, duket se nisma nuk ka patur impakt ne forcimin e lekut, por thjesht ka parandaluar uljen e mëtejshëm te tij.





