Faza e tretë e punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ku përfshihet edhe ndërtimi i mbikalimit të ri të Kasharit mund të mbyllet para prillit 2027, që është edhe afati kontraktual.
“Zgjerimi i ausotradës faza e tretë, pas dy fazave të përmbullyura në mënyrë të suksesshme sepse trafiku është zhbllokuar deri në mbikalimin e rinasit, tani po punojmë për të përfunduar zgjerimin deri në drejtimin e Limuthit”, tha Karakaçi.
“Kjo fazë kontrate përfshin zgjerimin e trupit të rrugës në 3 korsi plus 1 emergjence, ndërkohë që përfshihet edhe mbikalimi në disnivel i laknasit dhe ndërtimi i mbikalimit të ri të kasharit që do të jetë më strukturi metalike me gjatësi 94 metër. Sot që flasim kemi kryer 26% të punimeve”, u shpreh Ami Kozeli, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
“Mund të shohim mundësinë që nga fundi i vitit ose fillimi i vitit të bënim ndonjë hapje graduale. Për të shfryrë trafikun”, tha Karakaçi.
“Abosulitsht është prioritet i ARRSH seopse ky është aksi më i rënduar. Këtu numërohen 90-120 mijë mjete në ditë normale, ndërkohë që gjatë fluksit turistik ky numër shkon deri në 150 mijë mjete. jemi në mobiliizim të plotë me kontraktorin, ky segment nuk është i gjatë, por është kompleks sepse ka shumë vepra arti”, shtoi Kozeli.
Gjatë inspektimit të punimeve, ministri tha se duhet ndërtuar edhe një rrethrrotullim te mbikalimi i Rinasit i dedikuar për banorët dhe bizneset në zonë.
“Kemi folur që duhet të gjejmë zgjidhje edhe për ndërlidhjen duke vendosur një rrethrrotullim te mbikalimi i rinasit. E kanë ngritur si shqetësim babnorët ose bizneset se ashtu si është orojekti, ata duhet të shkojnë deri në vorë ose te casa italia për të bërë kthimin. Duhet tju bëjmë një rrethrrotuillim që të kenë mundësi kthimi,. Duhet parë me kujdes sepse ajo mund të jetë edhe një byurim trafiku”, tha Karakaçi.
“Po përgatitet një propozim nga ana e kontraktyorit për pjesën e mbikalimit të rinasit. Nuk bëjmë dot një rrethorrullim me diametër të gjerë”, shtoi Kozeli.
Ndërkohë, në autostradë po punohet edhe për ndërtimin e 6 mbikalimeve të reja për këmbësorët, të cilat do të jenë më të gjata për shkak të zgjerimit të 6 kilometrave të parë të autostradës.





