Subscribe

Qindra banorë të unazës së re në Tiranë protestuan këtë të shtunë kundër prishjes së shtëpive të tyre, që preken nga plani i zgjerimit të këtij aksi.

 

Ata bllokuan njërin krah të unazës duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.

 

Policia ndërhyri duke u kërkuar lirimin e rrugës, por ajo është hapur vetëm pas 30 minutash.

 

Të tensionuar, banorët thanë se jane lajmeruar vetëm [ara tre ditësh për të liruar shtëpitë e tyre, ndërkohë që u kanë dhënë afat 10 ditë për tu zhvendosur.

 

Vetëm në këtë zonë janë 160 banes që preken nga projekti.

 

Protestuesit kërkuan takim me deputetët e zonës dhe me kryetarin e bashkisë erjon veliaj. Disa prej tyre thanë se do të pranojnë të zhvendosen, vetëm pasi të kenë marrë një kompensim të drejtë për shtëpitë e tyre

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *