Subscribe

Në mbarë botën mijëra njerëz protestojnë për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një dite e cila ne shume vende te bote s’është feste.

 

Autoritetet në qytetet e mëdha kanë rritur sigurinë, e madje duke përdorur edhe dronet për të kontrolluar turmat për tubimet e 1 Majit.

 

Në Greqi mijëra punëtorë marshuan në qendrën e Athinës duke protestuar kundër papunësisë, masave shtrënguese dhe paketave ndërkombëtare të ndihmës, të cilat kanë qenë në fuqi që nga viti 2010 për krizën e borxhit të vendit.

 

Në Francë ku vala e protestave ka nisur prej disa muajsh janë angazhuar më shumë se 7,400 policë për të garantuar sigurinë.

Autoritetet franceze i druhen më shumë aktivistëve radikalë që mund t’u bashkohen protestuesve antiqeveritare dhe punëtorëve në rrugët e Parisit.

 

Në Gjermani më shumë se 500 oficerë kaluan në gatishmëri vetëm në Berlin, ku protestuesit e udhëhequr nga “Revolucionarët e 1 majit”, për javë të tëra kanë bërë thirrje për demonstrata masive.

 

Policia turke ka mbikëqyrur rrepte sheshin Taksim të Stambollit, ku demonstratat e Ditës së 1 Majit janë mbajtur për vite me radhë.

 

Në Iran, 12 anëtarë të Sindikatës së Punëtorëve u arrestuan arrestuar, për shkak të planifikimit të tubimeve. Irani nuk njeh sindikatat e pavarura të punëtorëve

 

Dita ndërkombëtare e Punëtorëve lidhet me protestat e përgjithshme dhe të përgjakshme të punëtorëve të fabrikave të Çikagos më 1 maj të vitit 1886.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *