Subscribe

Partia demokratike ka denoncuar shembjen e dy shkollave ne Thumane dhe Borizane, te cilat jane demtuar rende nga termeti I 26 nentorit vetem pak kohe pas rikonstruksionit.

Punimet ne shkollen 9 vjecare “Ramazan Jangozi” kane perfunduar vetem nje muaj e gjysem me pare e kane kushtuar 650 milione leke dhe sipas PD kjo eshte nje histori korrupsioni.

 

ALBANA VOKSHI

 

ANETARE E KRYESISE, PD

 

 

Rikonstruksioni ka kushtuar mbi 580 milionë lek, nëse shtojmë edhe fondet për kompaninë që mbikëqyr punimet, në total mbi 650 milionë lekë. Tani është një shkollë fantazëm. Nuk ekziston. Nëse tërmeti do të ndodhte ditën dhe qindra fëmijë do të ishin në shkollë, kosto humane tek fëmijët do të ishte katastrofike, shto këtu edhe mësuesit, sepse edhe mësuesve duhet t’u sigurohen kushte mësimdhënie me standarde.Jemi këtu për të denoncuar një histori tjetër vjedhje, abuzimi financiar, korrupsioni.

Shkolla 9 vjeçare Ramazan Jangozi për të cilën janë shpenzuar 650 milionë lek ose 600 mijë euro u shemb vetëm 1 muaj pas rikonstruksionit, sepse është një histori vjedhjeje dhe korrupsioni galopant, mund ta quajmë edhe një akt kriminal, ky është një akt i pastër kriminal l, sepse mund të kishte pasoja katastrofike mbi fëmijët tanë.

Tashmë kjo shkollë nuk ekziston, dokumentacioni i tenderit është zhdukur nga sistemi. Duket sikur ky proces tenderimi nuk është bërë asnjëherë. Dikush nga lart ka urdhëruar jo vetëm që të shembë brenda natës shkollën për të zhdukur gjurmët e krimit por që të zhduken të gjitha dokumentet në sistem.

 

Nje shkolle tjeter qe eshte shembur pas rikonstruksionit eshte shkolla e mesme ne Borizane.

 

Per kete arsye opozita I kerkon organit te akuzes te hetoje sa me shpejt keto ngjarje e te coje para drejtesise pergjegjesit.

 

 

ÇLIRIM GJATA

 

SEKRETAR PER ÇESHTJET LIGJORE, PD

 

 

Shkolla e mesme e bashkuar e Fshatit Borizanë, është shkollë fillore dhe e mesme, ka pasur rreth 300 nxënës, nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Zoti i ka shpëtuar nga një masakër tjetër, sepse tërmeti nuk ka qenë në orët e ditës. Ka të njëjtën specifikë si në Thumanë ku u zhdukën gjurmët, është rikontsruktuar rreth 550 mijë euro. Pak ditë përpara inaugurimit, ka ndodhur tërmeti dhe tani është jashtë funksionit. Duhet të bëhet nga e para, sepse është e rrezikshme për jetën e fëmijëve.

Fakti flet vetë për korrupsion dhe abuzim. 615 milionë lekë rikonstruksion të ikura  brenda ditës dhe të dala jashtë funksionit. Çfarë rikonstruksionesh bëhen, thjesht fasadë, lyerje me bojë, kjo është e papranueshme.

Është rrezikuar jeta e fëmijëve këtu. Do të ndodheshim përpara një katastrofe të tmerrshme humanitare.

Korrupsioni duhet të hetohet nga prokuroria, nga i pari deri tek i fundit. Në qoftë se në Thumanë ishin zhdukur gjurmët këtu si duket e kanë pasur të pamundur. Atje u shemb ndërsa këtu është jashtë funksionit. 615 milionë lek jashtë funksionit. Dikush duhet të përgjigjet.

 

 

 

Sipas PD, shembja e dy shkollave rikonstruksioni I te cilave ka kushtuar 1 milione euro eshte pasoje e korrupsionit te qeverise.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *