E martë, 13 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin në Beograd

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti sot në Serbi. Kjo është vizita e tij e parë në këtë vend.

Zelensky pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa vizita e tij mund të ndikojë në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës.

Reklamë

Rusia është një aleat historik i Serbisë dhe mbetet furnizuesi kryesor i saj me gaz natyror.

Të enjten, Vuçiç deklaroi se dy liderët do të diskutojnë për përpjekjet e vendeve të tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes Serbisë dhe Ukrainës.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë