Një zjarr ka përfshirë një banesë në qytetin e Shkodrës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, situata paraqitet e vështirë, ndërsa ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit.





